Rrahu gazetarin dhe u shpall në kërkim, administratorja lëviz lirisht në Bllok (FOTO LAJM)

Videoja ku Mirela Topulli, administratorja e "EuroTeam" dhunonte gazetarin investigativ Genci Angjellari bëri që Mirela të shpallej në kërkim një ditë pasi emisioni “Stop” e bëri pbulik rastin.

Genci kishte bërë një kronikë për kompaninë e Topullit, e cila hidhte në lumin Erzen mbetjet e rrezikshme spitalore.

Pas ngjarjes policia bëri të ditur se e ka shpallur në kërkim administratore, e cila akuzohet për goditje dhe fyerje për shkak të detyrës, si dhe për shpërndarjen e mbetjeve kimike të rrezikshme dhe e ndotjen së ambientit.

Por Topulli, siç duket edhe nga këto foto, lëviz lirisht në zonën e ish Bllokut.

Fotografi i Panorama Online e ka fiksuar atë në 17 Korrik rreth orës 13:30, gjashtë ditë pas shpalljes në kërkim, teksa takohet me miqtë e saj. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori