Rrahu bashkëshorten, pranga 32 vjeçarit në Bulqizë
Dhuna në familjet shqiptare sa vjen dhe shtohet, rasti më i fundit raportohet në Bulqizë ku një 32 vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 22 vjeçare me iniciale E.M.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë vënë në pranga shtetasin Arjan Rexhepi, 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2016, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori