Rrahu barbarisht gazetarin gjatë intervistës, kush është gruaja "Van Dam"?

Mirela Topulli është kthyer në “personazhin” më të njohur të publikut për shkak se dhunoi barbarisht një gazetar në krye të detyrës.

Emisioni “Stop” po investigonte në periferi të Tiranës ku Topulli e cila është administrator e një kompanie dhunoi gazetarin Genci Angjellari.

Por, kush është Mirela Topulli?

Mirela Topulli është 44 vjeçarja e cila është aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”.

Kjo firmë merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Sipas investigimit të “Stop” kompania “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Një investigimin tregohet sesi mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.

Më pas një kamion ngarkohet me to dhe ngarkesa përfundon në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës.

Mirela Topulli drejton këtë kompani e cila këto mbetje të rrezikshme i hidhte në mjedis të hapur të cilat janë ndër shkaqet kryesore të dyfishimit të sëmundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori