Rrahin shoferin e faturinon, arrestohet 3 policë në Rrogozhinë
Policia e Kavajës arreston 3 punonjës të Policisë Bashkiake dhe procedon në gjëndje të lirë shoferin e një fugoni.

Shërbimet e policisë Kavajë, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 13.10.2017, arrestuan shtetasit :

- Ruzhdi Juba, 54 vjeç, banues në Rogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.

- Qamil Canaj, 59 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.

- Enver Qepa, 42 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, më datë 13.10.2017 në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R.J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkoj në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos ( shtetasve E.D., 28 vjeç dhe E.D., 28 vjeç, vëllezër).

Procedohet penalisht, në gjëndje të lirë, shoferi i fugonit, shtetasi :

- R.J., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim" dhe "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga nenet 250/25 dhe 89 të Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 14/10/2017, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori