Rozana Radi poston video me kunj për inat të Fiori Dardhës (FOTO LAJM)

Postet e fundit të Rozana Radit në instastoryn e saj janë rikujtime nga këngë që ajo i ka shkruar tekstin.

Rozana në fakt njihet si një tekstshkruese shumë e mirë e cila gjithmonë ka bërë për vete zemrat e publikut me temat që sjell.

Aurela Gaçe është një ndër këta këngëtarë, e cila ka sjellë perla duke përdorur tekstet që Radi ka shkruar për të.

Jo më kot, vendin më të veçantë në këtë ‘nostalgji’ që e kishte prekur Rozin disa orë më parë ishte edhe kënga ‘Shpirt i shpirtit tim’, këngë të cilën Aurela Gaçe ia ka dedikuar bashkëshortit të saj Skerdit por tekstin e ka shkruar Rozi.

Por në emisionin e djeshëm të ‘Boom’ ku ajo bën moderatoren së bashku me Fiori Dardhën me të cilën përflitet se nuk ka më miqësi, vajzat kanë prekur pikërisht temën e teksteve.

Në një moment të caktuar Fiori ka bërë një batutë se kurrë nuk i ka kuptuar shprehje të tipit ‘zemra zemrës sime’ apo ‘shpirti shpirtit tim’ ndërkohë që Radi nuk ka ngurruar t’i tregojë se shprehja e fundit është pjesë e një teksti të saj shumë të mirë.

Ndohta prandaj edhe Rozana e hodhi këtë gjë nga inati i Fiorit. E ku i dihet ? /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori