Roza Lati vë në siklet Ardit Gjebrean: A ke kohë për seks?
Pëlqej
Ardit Gjebrea është një ndër moderatorët më të dashur për publikun shqiptar.

Përtej ekranit, Gjebrea shihet si prindi dhe bashkëshorti perfekt. Por askush, deri më sot nuk e ka pyetur atë në lidhje me marrëdhënien seksuale.

I ftuar në "Why Not", Ardit Gjebrea është pyetur nga Roza Lati nëse ka kohë për të kryer marrëdhënie seksuale.

"A të del koha të bësh seks", -e pyeti Roza Lati- Arditin.

"Do habitesh, por më del. Përtej humorit, unë besoj se me pak organizim kushdo i bën të gjitha.

Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është së sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pa fund.

Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jem më të dobishëm"- deklaroi Arditi. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2018, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori