Roshi ia kthen Blushit: Po leh njësoj si Saliu o karagjoz
Elvis Roshi, mjaft i revoltuar me gjuhën e përdorur nga rebeli Ben Blushi sot në Kuvend, ia ka kthyer pa iu dredhur qerpiku.

Me anë të një statusi në Facebook, Roshi i cilëson si të pabaza akuzat si një kriminel dhe përdhunues, ndërsa nxjerr mërinë ndaj Blushit duke e krahasuar me jetën që ka bërë.

"Degjova sot Ben Blushin qe tha s'jam socialist dhe ofendoi gjithe ata qytetare te Kavajes qe dolen ne shesh per te me mbeshtetur mua megjjthe zemer.

Sipas Blushit, njerezit ne rruge i paska nxjerr krimi domethene une qe te mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata qe mbledh njerez per te mbrojtur veten as nga ligji, as nga ty dhe karagjozet si puna jote!!!

Po ti hajde njehere ne Kavaje bashke me Saliun dhe fol vete me socialistet dhe me demokratet neqoftese gjen njeri qe ka kohe per te humbur me ty!

Hajde tregoja Kavajes se sa burre i keq jam une dhe se sa burre i mire je ti qe ke tre vjet qe shan Partine Socialiste.

Nuk ke lene shpifje pa perseritur per mua si gramafoni i Saliut ne oborrin e Partise Socialiste!

Une o zoti Blushi nuk e kam pasur familjen me pushtet dhe nuk kam ngrene petulla me mjalte kur isha i vogel si puna jote.

Une kam marre rruget e emigracionit kur isha kalama dhe nuk kam qene ndonjehere bandit siç kendon gramafoni jot bashke me Saliun dhe me Lulen e Shqupit.

Kavaja nuk eshte qytet banditesh e kriminelesh qe dalin ne rruge me mbrojtur nje kriminel. Votat e mia dhe te Partise Socialiste nuk i kam vjedhur siç i vjedh shoku jot Saliu! Po i kam marre me emrin e mire dhe punen qe e ka pare i madh dhe i vogel ne Kavaje. Ti the qe kam bere vetem nje shatervan po s'ke shkelur kurre ne Kavaje ku eshte kthyer qyteti permbys. Po prapeseprape me mire nje shatervan se ujin perpjete si puna jote qe di vetem te shash!!!

Po ty te pelqen qe une te jem kriminel dhe perdhunues se ti do vetem te baltosesh partine qe ta ka dhene mandatin pa bere asnje pune. Une nuk kam jetuar ndonjehere ne kurriz te askujt dhe nuk jam mesuar te genjej per politike siç ben ti per nje cope karrige.

Te kam shkruajtur nje mesazh qe e nxorre ne televizor si kercenim per turpin tend! Po nuk ishte kercenim po shperthim inati me nje genjeshtar ordiner si puna jote!!

I kam kerkuar falje qytetareve te mi qe e teprova me gjuhen, po jo ty, se ty s'te kerkoj falje kurre se ti per mua je nje karagjoz llafazan njesoj si Saliu dhe Lulja!

Megjithate nje gje duhet ta dish mire edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh perballe ti dhe Saliu jot ketu ne Kavaje. Une do dal ligjerisht i pafajshem nga kjo lufte qensh qe po behet kunder meje dhe ku ti po leh njesoj si Saliu. Kavaja eshte dhe do jete me mua, kurren e kurres me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit". /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori