"Roshi apo Rama, kush do e hajë akulloren?" Ja çfarë thotë Arben Ristani
Në një status në Facebook, deputeti i PD-së, Arben Ristani ka reaguar sot në lidhje me seancën gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese për ish kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshin.

Sipas tij “sot ne gjykatën Kushtetuese zhvillohej gjyqi me paditës Elvis, Ervin,…. Roshi, kundër Edvin Ramës, me objekt anulimin e vendimit te këtij te fundit, për shkarkimin e Roshit”. Më tej në status deputeti është shprehur se: “Roshi thotë kryeministri ka shkel kushtetutën. KM e shkarkoi se Roshi është i kriminalizuar. Prokurori eshte prezent ne salle. Kush do e haje akulloren?”

Statusi i plotë

Sot ne Gjykaten Kushtetuese zhvillohej gjyqi me padites Elvis, Ervin,…. Roshi, kunder Edvin Rames, me objekt anullimin e vendimit te ketij te fundit, per shkarkimin e Roshit. Roshi kunder Rames. Pjesmares ne gjyq edhe Prokuroria e Republikes per te cilen ende nuk e di se krahun e kuj do mbaje. Mbetet per ta pare sepse per sot u shty gjyqi se avokati i Roshit ishte me raport mjeksor. Roshi thote kryeministri ka shkel kushtetuten. KM e shkarkoi se Roshi eshte i kriminalizuar. Prokurori eshte prezent ne salle. Kush do e haje akulloren? /Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori