E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
ROS merr në mbrojtje Bashën dhe Ademin pas denoncimit
Pas denoncimit të deputetes së PD për kanosjen e Bashës nga Shullazi, në mënyrë të menjëhershme janë marrë masa sigurie. Raportohet se ROS ka marrë në ruajtje Bashën dhe Ademin.

Ministria e Brendshme ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të vendosur mbrojtje ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe deputetes së kësaj partie, Voltana Ademi.

Të njëjtat burime shtojnë se ky veprim në rruge jo zyrtare, ka atashuar efektivë nga sektori ROS, reparti operacional special. Kjo masë vjen pa kaluar shume orë nga kallzimi i deputetes Ademi, e cila denoncoi në Prokurorine e Krimeve të Rënda se ishte kërcenuar nga shtetasi Emiljano Shullazi.

Burime të Prokurorisë së Pergjithshme thane se sipas kallëzimit, deputetja Ademi ka qënë në një lokal pranë '21 Dhjetorit', në Tiranë, nën shoqërinë e miqve të saj, kur edhe ka ndodhur ngjarja.

"Unë po vishja pallton për të dalë-u ka thënë Voltana Ademi prokurorëve-kur një person i panjohur mu afrua dhe më tha: "Emiljano Shullazi ka dy fjalë me ty".

Pastaj u afrua personi tjetër, i cili më tha: "Thuaj kryetarit tënd Vasha, as të mos tentojë të ma përmendë emrin. Thuaji as të mos guxojë të dalë në papafingo".

Burimet e Prokurorisë së Përgjithshme thanë për "Top Channel" në telefon se aktualisht po kryhen disa veprime hetimore. Mes tyre është edhe këqyrja në restorantin ku pretendohet se është kryer kërcenimi. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori