Fero riktheu Instagramin e tij, dhe ky është postimi i parë që bëri (VIDEO)

Fero më në fund ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram e cila u hakua për pak ditë nga një person të cilit akoma nuk i është gjetur identiteti.

Madje, hacker-i nisi të tallej me reperin duke vendosur emra qesharakë në profil si dhe duke publikuar biseda personale të Feros, i cili kërkonte t’i kthehej adresa.

Mirëpo, reperi arriti të merrte sërish llogarinë e tij dhe pak minuta më parë ka bërë postimin e parë pas rikthimit të adresës.

Fero ka publikuar një video ku shfaqet me maskë, teksa bën mimika me fytyrën e tij.

Në fakt, ky nuk është postimi që po prisnim!

Ndjekësit vazhdojnë të jenë kuriozë se ç’ndodhi me llogarinë e reperit dhe si arriti ta rikthente.

Madje, ata kanë nisur ta pyesin në komente për situatën e krijuar këto ditë.

Megjithatë, Fero ende nuk ka një përgjigje për fansat e tij, ndërkohë që ka publikuar edhe një tjetër video ku shfaqet në njërën prej performancave të tij, teksa çohet nga arkivoli.

“U ktheva! Kallxoni korones let um provon mu ⚓️”- shkruan Fero krahas postimit.


Shtuar 6.05.2020 11:29