Romeo Kara sulmon ashpër Shkëlzen Berishën: O spurdhjaku i Saliut, u munduat ta mbyllnit, por me mua nuk ju eci
Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar, Romeo Kara, nëpërmjet një statusi në rrjetin social në Facebook ka reaguar me tone të ashpra dhe fyese ndaj deklaratave të djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha.

“O spurdhjaku i Saliut, mos u krekos shume me palaco padira kundra meje.

Nuk ka as prokuror dhe as gjykates, qe te te nxjerre ty dhe tet ate nga zgergji ku je futur.

Jeni katandisur ne dordolece mjerane qe nuk trembni dot as edhe nje mize.

Me arrogancen tende do mbjellesh shume shpejt furtunen”, -shkruan Kara në Facebook.

Statusi i plotë Romeo Kara

O spurdhjaku i Saliut, mos u krekos shume me palaco padira kundra meje.

Nuk ka as prokuror dhe as gjykates, qe te te nxjerre ty dhe tet ate nga zgergji ku je futur.

Jeni katandisur ne dordolece mjerane qe nuk trembni dot as edhe nje mize.

Me arrogancen tende do mbjellesh shume shpejt furtunen.

Ky vend dhe ky popull nuk do te gjejne kurre paqe derisa ti, yt ate, dhe sahanlepiresit tuaj, te shkoni para drejtesise.
Askush i beson me perrallave te tua, dhe askush nuk trembet nga kuisja jote.

Shume shpejt do ta degjosh sokellimen e drejtesise, por, atehere nuk do te te beje fajde ndermjetesimi i askujt.
U munduat ta mbyllni kete ceshtje, por me mua nuk ju eci./albeu.com/


Shtuar më 07/02/2017, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori