Romë, AK proteston ndaj Berishës
Aktivistë të Aleancës KuqeZi kanë pritur me protesta shtetasin Sali Berisha i cili është në Romë me ftesë të Kryeministrit Italian Maroi Monti, njoftoi AKZ në Tiranë.

Sipas një deklarate për shtyp dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi nga Firenze, Livorno, Pisa, Genoa, Trento, Milano dhe Roma u përballën sot me shtetasin Sali Berisha i cili tentoi t’i fshihej takimit me Kryeministrin Grek Antonio Samaras.

Aktivistët e Aleacës KuqeZi hodhën parrulla anti-qeveritare “Berisha për tradhëti, burgim të përjetshëm” si dhe “Ne nipërit e Gjergjit, ti zgjodhe rrugën e Hamzait””.

Një ditë më parë Aleanca KuqeZi denoncoi dhe paralajmëroi takimin e fshehtë të shtetasit Sali Berisha më liderët e greqisë ku pjesë e diskutimit sekret do të ishte rinegociimi i marrëshjevshjes për kufijtë detarë me Athinën zyrtare. Paralajmërimi i kuqezinjve u mohua nga përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare të cilët me paturpësi deri më sot kanë treguar paqëndrueshmëri në cështjen e marrëveshjes detare edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar atë një marrëveshje tradhëtare. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori