Roli i ri i DAP-it në rekrutime dhe në numrin e nëpunësve civilë
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, fajëson qeverinë ‘Berisha’ për pamundësisë për të zbatuar nga 1 tetori ligjin e ri për administratën publike.


Në një intervistë për “Shqip”, Harito shpjegon se pas miratimit të këtij ligji më shumicë të cilësuar në 30 maj, qeveria ‘Berisha’ duket të kishte nisur pa humbur kohë nxjerrjen e akteve nënligjore që do të mundësonin zbatimin e tij. Por sipas Haritos, një gjë e tillë nuk u krye, duke ia lënë ‘barrën’ qeverisë socialiste, e cila ka marrë gjashtë muaj kohë për të mundësuar zbatimin e këtij ligji.

"Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejtën Kryeministrit të zgjedhë strukturën e qeverisë së tij për të organizuar punën në mënyrë që të arrijë objektivat për të cilat është zgjedhur me votë. Ndaj DAP do të jetë siç e ka deklaruar Kryeministri, një strukturë nën varësinë funksionale të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Puna e DAP-it do të ndryshojë në mënyrë thelbësore, në radhë të parë me përgatitjen e akteve nënligjore të ligjit 152/2013. Më pas me të drejtat dhe detyrat që i përcakton ky ligj, DAP merr një rol krejt të ri në rekrutimin, sistemin e karrierës, por edhe numrin e nëpunësve civilë që administron" u shpreh Harito. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori