Roli i dy agjentëve amerikanë në operacionin e bandës së trafikimit të njerëzve
Ardian Veliu ka dhënë sot detaje të mega-operacionit të koduar "One If – By Land", falë të cilit u shkatërruan 7 grupe kriminale dhe u vunë në pranga 39 shtetas.

Të arrestuarit dhe shtetasit në kërkim kishin krijuar një linjë të trafikut të klandestinëve nga Shqipëria, të kthyer në shqetësim për shumë vende të BE-së, por edhe për SHBA-të e Kanadanë e largët.

Për shkatërrimin e kësaj linjë, rol vendimtar kanë luajtur edhe dy agjentë amerikanë të atashuar pranë ambasadës së SHBA- në vendin tonë.

"Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve",- sqaron policia shqiptare.

Bashkëpunuesit në aksion

2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë,

Përfaqësuesin e organizatës policore SELEC me qendër në Rumani,

Përfaqësuesin e policisë spanjolle,

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2018, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori