Rojters e AP thonë se Presidenti Rugova nuk ka ndonjë trashëgimtar të qartë
Albeu.com
"Vdekja e Rugovës i lë pa lider shqiptarët, të cilët përbëjnë 90 përqind të popullsisë së Kosovës, në prag të fillimit të negociatave për statusin final", shkruan agjencia e lajmeve Rojters."Rugova, i cili ka qenë udhëheqës i fuqishëm e karizmatik, nuk ka ndonjë trashëgimtar të qartë, si President apo si udhëheqës i ekipit negociator të Kosovës", shkruan kjo agjenci.
"Fuqitë e mëdha e kanë bërë të qartë se dëshirojnë zgjidhe të statusit brenda këtij viti", shkruan Rojters, duke përkujtuar se Serbia insiston që Kosova të jetë pjesë e saj dhe assesi të jetë e pavarur, ndërsa shqiptarët e përjashtojnë mundësinë e kthimit në Serbi.
"Pritet që diplomatët perëndimorë t'i drejtojnë negociatat drejt një forme të pavarësisë, nën mbikëqyrje të vazhdueshme ndërkombëtare, gjatë disa viteve të ardhshme", shkruan Rojters.
Agjencia e lajmeve Asoshieted Pres shkruan se vdekja e Presidentit Rugova ka lënë një vakuum të madh në skenën politike të Kosovës, duke shtuar se skena politika kosovare nuk është e bashkuar në prag të bisedimeve për statusin e Kosovë. Ajo përkujton se liderët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për qetësi dhe unitet, duke shprehur dronë se vdekja e Presidentit Rugova mund të shkaktojë destabilizimin e situatës në Kosovë.

Londër, Uashington, 22 janar - "Vdekja e Rugovës i lë pa lider shqiptarët, të cilët përbëjnë 90 përqind të popullsisë së Kosovës, në prag të fillimit të negociatave për statusin final", shkruan agjencia e lajmeve Rojters.
"Rugova, i cili ka qenë udhëheqës i fuqishëm e karizmatik, nuk ka ndonjë trashëgimtar të qartë, si President apo si udhëheqës i ekipit negociator të Kosovës", shkruan kjo agjenci.
"Fuqitë e mëdha e kanë bërë të qartë se dëshirojnë zgjidhe të statusit brenda këtij viti", shkruan Rojters, duke përkujtuar se Serbia insiston që Kosova të jetë pjesë e saj dhe assesi të jetë e pavarur, ndërsa shqiptarët e përjashtojnë mundësinë e kthimit në Serbi.
"Pritet që diplomatët perëndimorë t'i drejtojnë negociatat drejt një forme të pavarësisë, nën mbikëqyrje të vazhdueshme ndërkombëtare, gjatë disa viteve të ardhshme", shkruan Rojters.
Agjencia e lajmeve Asoshieted Pres shkruan se vdekja e Presidentit Rugova ka lënë një vakuum të madh në skenën politike të Kosovës, duke shtuar se skena politika kosovare nuk është e bashkuar në prag të bisedimeve për statusin e Kosovë. Ajo përkujton se liderët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për qetësi dhe unitet, duke shprehur dronë se vdekja e Presidentit Rugova mund të shkaktojë destabilizimin e situatës në Kosovë. qik
Shtuar më 22/01/2006, ora 15:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori