Flota Ushtarake Detare e Shqipërisë, që pas ristrukturimit
shqiptare, si bazë të sajën tashmë ka Rojën
Bregdetare, e cila patrullon të gjithë vijën kufitare dhe ka si bazë ruajtjen e vijës
bregdetare, si luftën ndaj trafiqeve dhe kontrabandës. Flota Detare
shqiptare, konkretisht Roja
Bregdetare është financuar nga qeveria, sipas një granti holandez me vlerë 31 milionë euro për ta
pajisur me katër
anije moderne, ku një është prodhuar në Holandë dhe 3
anije në Pashaliman.
Sipas Gazetës Shqip, projekti i ndërtimit të anijeve
bregdetare, konsiston në pajisjen e Rojës
Bregdetare me katër
anije të projektit STAN PATROL 4207, është një ndër projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes.
Këto
anije, për të cilat parashikohet edhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse, do të mbështesin misionin e Rojës
Bregdetare dhe të operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit. I gjithë projekti, fryt i marrëveshjes mes MM dhe kompanisë holandeze “Damen Shipyards”, me një vlerë prej rreth 31 milionë eurosh, është financuar në masën 35% nga programi ORET i qeverisë së Holandës. Anija e parë e projektit STAN PATROL 4207, që mban emrin ILIRIA P – 132, u prodhua në Holandë dhe iu dorëzua Rojës
Bregdetare Shqiptare në Gusht të vitit 2008. Ndërkohë që ka përfunduar dhe prodhimi i anijes së dytë të projektit, por që është e para e prodhuar në Kantierin e Pasha Limanit. Ndërtimi ka nisur në maj të vitit 2009. Anija mban emrin ORIKU P – 133, dhe është ankoruar në port gati për operacion. Anija e tretë, Lisus P-133, do të jetë operacionale brenda këtij viti, e katërta, Butrinti P-134 në vitin 2013, vit që shënon dhe përfundimin e këtij programi. Projekti ka përfshirë dy faza, ku faza e dytë konsiston në ndërtimin e tri anijeve të të njëjtit tip në Pasha Liman. Në kantierin e ndërtimit, tashmë të
pajisur me mjete moderne të ndërtimit të anijeve, punon një staf profesional e i kualifikuar e që, pas përfundimit të anijes së parë, është i
pajisur edhe me përvojën e nevojshme.
Këto
anije kanë stabilitet të mirë ndaj dallgëve dhe janë të
pajisur me aparaturat dhe sistemet më moderne për lundrim dhe për kryerjen e misioneve civile dhe ushtarake. Për kryerjen e misioneve të kërkim shpëtimit, abordazhit ose kur nevojitet reagim më i shpejtë në bordin e tyre gjendet një gomone rreth 7 metra e gjatë e cila ndodhet në pjesën e prapme të anijes dhe mund të lëshohet në ujë edhe kur anija është në lëvizje. Por përveç anijeve patrulluese, Flota Detare ushtarake është e
pajisur me 20 motovedeta, nga të cilat disa janë dhuruar nga Italia, ka dragamina, kater silurusë, motoskafe patrullimi,
anije ndihmëse dhe
anije furnizimi.
Historia
Forcat Detare
Shqiptare janë një nga pesë armët e Forcave të Armatosura
Shqiptare dhe misioni i kësaj force është të ruajë integritetin e brigjeve
shqiptare, si dhe patrullimin e ujërave. Me shpalljen e pavarësisë me 28 nëntor 1912 u bënë përpjekjet e para për organizimin e FD
shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit, por fillimi i Luftës së Parë Botërore e ndërpreu këtë angazhim.
Në vitin 1925, ushtria
shqiptare filloi të organizohej mbi bazën e Statutit të Shqipërisë hartuar me 7 mars 1925. Mbi bazën e këtij statuti u krijua Komanda e Përgjithshme e Fuqive.
Më 25 dhjetor 1925 mbërritën nga Italia dy
anije 190 tonëshe, të cilat u emërtuan me emrat sinjifikativë “Shqipëria” dhe “Skënderbeg”. Këto
anije u pajisën me efektivin përkatës dhe u përdorën kryesisht në detyra policie/roje
bregdetare kundër kontrabandës. Në 1925 u dërguan katër studentë për studime në Itali për të plotësuar nevojat e Flotës Ushtarake për oficerë marine. Në 1928 u krijua Komanda e Marinës dhe me 24 qershor 1928, u mblodhën rekrutët e parë për këtë armë. Në 1934 u blenë po nga Italia edhe dy
anije të tjera të lehta, të cilat u emërtuan “Saranda” dhe “Durrësi”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua gjithçka.
Nëndetëset
“Stuhia” - Nëndetëse 331 (Stuhia) me tonazh skrap, çeliqe dhe bakër 650 tonë
“Tufani” – Nëndetëse 332 (Tufani) me tonazh skrap, çeliqe dhe bakër 650 tonë
Rrufeja - Nëndetëse 333 (Rrufeja) me tonazh skrap, çeliqe dhe bakër 650 tonë (u ruajt për muze)
Vetëtima - Nëndetëse 334(Vetëtima) me tonazh skrap, çeliqe dhe bakër 650 tonë
Shtuar më 20/08/2012,
ora 12:50