Rohan: Zgjedhjet serbe ne Kosove te paligjshme
Albeu.com
Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka deklaruar se zgjedhjet lokale serbe në Mitrovicë janë të paligjshme dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet ndërkombëtarisht.
Në një intervistë për BBC-në Rohan ka theksuar se është e vështirë që të parandalohet mbajtja e tyre për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës. Sipas tij Serbia me këtë veprim vazhdon ta cilësojë Kosovën si pjesë të saj. Duke folur për mundësinë e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, ai tha se ato nuk duhet të shihen si një raund i madh zyrtar, por si diskutime praktike për çështje plotësisht pragmatike. Zoti Rohan tha se misioni i EULEX-it ka fuqi ekzekutive në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ka të drejtën e ndërhyrjes edhe në institucionet e Kosovës.
Shtuar më 24/05/2010, ora 18:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori