Rohan: Veriu u Kosovës nuk do të ketë autonomi
Albeu.com
Zëvëndës kryenegociatori ndërkombëtarë për bisedimet statusore, Albert Rohan tha sot në Zveçan se veriu i Kosovës që banohet me shumicë serbe nuk mund të ketë një lloj ta autonomisë, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.Rohan gjatë qëndrimit në Zveqan ka takuar përfaqësuesit e komunave të veriut të Kosovës që banohet me shumicë serbe.


Ai i ka njoftuar kryetarët e Zubin Potokut, Zveqanit dhe Leposaviqit, me planin e tij për decentralizimin e pushtetit që do të diskutohet me 3 prill në Vjenë. Ky plan është kundërshtuar menjëherë nga përfaqësuesit e komunave serbe, me arsyetimin se komunave serbe nuk iu lejohet lidhje e nevojshme me Beogradin.
Shtuar më 29/03/2006, ora 19:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori