Rohan kërkon të mos parandalohet e vetmja zgjidhje për Kosovën
Pëlqej
Albeu.com
Zëvendës i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka kërkuar nga anëtarët e KS të OKB-së që të mos e parandalojnë të vetmen zgjidhje që është e mundshme për të kaluar, sepse sipas tij propozimi Ahtisaari nuk ka alternativë tjetër.Rohan, në një intervistë me BBC-në ka thënë se propozimet e zotit Ahtisaari janë të vetmet që janë praktike dhe që kanë shpresë për t'u zbatuar, dhe ka deklaruar se shtyrjet dhe bisedimet nuk mund të sjellin asnjë rezultat nën këto rrethana dhe ato nuk kanë asnjë kuptim. Albert Rohan ka thënë se një projekt-pezolutë për Kosovën, e hartuar nga BE-ja dhe SHBA-ja i është dorëzuar anëtarëve të KS dhe pret që këta të fundit të marrin një vendim të drejt së shpejti. Sipas tij pavarësia e Kosovës ka gjasë të bëhet nga fillimi i verës së këtij viti.
Shtuar më 22/05/2007, ora 15:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori