Robert Ndrenika kërcënon Ramën: Tani fillon lufta!
Ditën e sotme aktorë të njohur të teatrit dhe përfaqësues të kulturës ishin të pranishëm në Komisionin e Kulturës.

Mbledhja është bojkotuar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka refuzuar të përballet me aktorët.

Me tone të ashpra aktori Robert Ndrenika paralajmëroi se nëse nuk kthehet një përgjigje rreth projektligjit arbitrar deri ditën e premte, atëherë do të uzurpojnë teatrin.

"Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni. Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.

Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.

Me keq ardhje, por këtu fillon lufta. Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve. Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje.

Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra. Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin”, u shpreh Ndrenika. /albeu.com/


Shtuar më 13/06/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori