Robert Ndrenika i shkruan letër dhe bën për një lek ministreshën Kumbaro
Prej disa ditësh gëlon debati në lidhje me projektin e qeverisë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar, veprim të cilin e kundërshtojnë aktorët.

GJatë ditës së djeshme, ministria Mirela Kumbaro bëri një reagim publik për aktorët duke thumbuar jo pak Robert Ndrenikën, por nuk ka vonuar përgjigja e këtij të fundit.

Në një letër të tijën të publikuar nga "Panorama", Ndrenika shprehet se nuk heq asnjë presje nga ajo që tha tre ditë më parë në prani të aktorëve duke e sfiduar ndërkohë që vazhdimin e bisedës t'a bënin tek salla e Teatrit Kombëtar.

Letra e Robert Ndrenikes

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta.

Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira.

Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën.

“Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë.

Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt

Roberti
Shtuar më 12/02/2018, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori