Roçen: Kosova duhet të njihet si shtet
Albeu.com
Shefi i diplomacisë malazeze Millan Roçen, tha se “Kosova e pavarur është realitet politik, dhe çfarëdo mendimi ligjor që të kemi, Mali i Zi nuk ka të drejtë t'i mbyllë sytë para këtij fakti".Ministri Roçen tha se nuk është reale të pritet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të marrë ndonjë vendim në favor të cilës do palë, ndërsa vendimet e kësaj gjykate nuk janë obliguese. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, tha më tej se pavarësisht nga vendimi i gjykatës, është e drejtë sovrane e çdo shteti që të vendosë nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës
“Mali i Zi nuk guxon të lejojë të vendnumërojë dhe ngjarjet ta kapërcejnë"-përfundoi ai.
Shtuar më 04/10/2008, ora 00:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori