Rëndohet tragjedia në Durrës/ Në det janë mbytur dy vajza, 4 dhe 18 vjeçe
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një fëmijë 4 vjeç është mbytur në det. Sipas burimeve paraprake, fëmija i identifikuar me inicialet E. B. ishte në plazh me të afërmit e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur vogëlushja M.B. është futur në ujë së bashku me të afërmen e saj, I.H. 18 vjeçe por nuk kanë dalë më.

Policia bënë me dije se është gjetur trupi i vogëlushes, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 18-vjeçaren.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 03.09.2016, rreth orës 19:10 shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.
Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeçe./Albeu.com/
Shtuar më 03/09/2016, ora 21:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori