Rëndohet situata me gripin, mbi 18 mijë të prekur në gjithë vendin
Një ditë më parë u urdherua mbyllja e çerdheve, kopshteve e shkollave dhe u apelua që qytetarët të bëjnë vaksinat.

Teksa në qytete të ndryshme të vendit, numri i personave që kërkojnë ndihmë në një qëndër shëndetësore çdo orë po rritet edhe më shumë, një mjek ka dhënë një shifër të frikshme.

Artan Mesi, shef i Epidemiologjise nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Shkoder tha sot se situata gripale është në rritje.

"Kurba shumë e lartë. Në Shkodër, 700 raste në javë. Vetëm sot është raportuar për 100 raste në një qëndër shëndetësore. Në Shqipëri, mbi 18 000 raste. Ka ardhur vaksina, po shpërndahen", tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori