Moment i shëmtuar, tifozi i Benficës i lëshon shufrën e hekurit pas koke Luis Diaz-it (VIDEO)

Liverpool fitoi dje ndeshjen e parë të çerekfinales ndaj Benficës në Portugali me rezultatin 1-3.

Kolumbiani Luis Diaz, dikur luante me rivalët e Benficës, Porton. Kështu që vendasit nuk e preferojnë shumë sulmuesin, pasi këtë gjë e treguan më së miri mbrëmjen e djeshme kur Diaz shënoi golin e tretë pranë përfundimit të ndeshjes.

Pasi shënoi, Diaz shkoi të festonte dhe papritmas një tifoz lëshon nga tribuna një shufër hekuri në drejtim të tij por për fat të mirë nuk e preku. Ky është një gjest shumë i shëmtuar nga ana e sportdashësve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.04.2022 10:56