Rama: Shqipëria renditet në top 5 destinacionet për t’u vizituar në vitin 2023

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Berat, ka folur për Shqipërinë duke thënë se është kthyer në një destinacion turistik. I tha se një nga revistat më të rëndësishme të turizmit ka renditur Shqipërinë si një ndër top 5 destinacionet për t’u vizituar.

“Sot imazhi i Shqipërisë është shumë ndryshe, sado që mundohen dhe nuk po lënë dy gurë bashkë për ta goditur.  Pashë një artikull të revistës më të rëndësishme të turizmit “Lonly Planet” që e kishte renditur Shqipërinë në një nga 5 destinacionet për t’u vizituar në 2023. Dhe ju e keni parë se sa shumë revista, sa shumë portale globale, sa shumë gazeta të mëdha kanë shkruar për Shqipërinë si destinacion. Dhe nuk është e rastësishme, që në terma relativë, ka numrin më të madh të vizitorëve që nga 2019, kur goditi pandemia. Dhe nuk është rastësi që këto agroturzime që po ndërtohen, ia vlejnë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 16.11.2022 17:49