Riza Halimi shqetesohet per militarizimin e Presheves
Albeu.com
Reagimi vjen pas deklarates se ministrit serb te Mbrojtjes, Dragan Shutanovac per dergimin edhe te me shume trupave ushtarake ne Presheve dhe Bujanoc.Deputeti i vetem shqiptar ne Parlamentin e Serbise, Riza Halimi ka shprehur shqetesim per vazhdimin e militarizimit te Lugines se Presheves. Reagimi vjen pas deklarates se ministrit serb te Mbrojtjes, Dragan Shutanovac per dergimin edhe te me shume trupave ushtarake ne Presheve dhe Bujanoc. "Jane shqetesuese deklaratat e fundit se per shkak te pakenaqesise me zgjidhjen e statusit te Kosoves do te bllokohet komunikimi. Kjo do te thoshte getoizim i plote i shqiptareve ne kete rajon dhe nuk do te sillte asgje te mire", ka thene Halimi per mediat serbe. /news24/
Shtuar më 27/11/2007, ora 19:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori