Rangnick: Humbje poshtëruese, Liverpool është gjashtë vite para nesh

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, tha për “BBC MOTD”, pas humbjes së tij të rëndë nga Liverpool.

“Unë nuk mendoj se një formacion tjetër do të kishte ndryshuar gjë. Goli i parë që pësuam? Sigurisht që nuk ishte plani që të shtynim lartë dhe të gjendeshim të papërgatitur në momentin e golit.

Në pjesën e parë ne nuk ishim aty, nuk fituam dot topin e parë ose të dytë. Në pjesën e dytë ndërruam marshin me hyrjen e Sancho, patë m dy ose tre mundësi për të bërë diferencën, por goli i tretë i preu këmbët tona.

Është një humbje e turpshme,zhgënjyese, ndoshta edhe poshtëruese. Ne duhet ta pranojmë se Liverpool tani është gjashtë vite përpara nesh. Kur erdhi Jurgen Klopp, pati ndryshime në klub, të cilat sollën jo vetëm ekipin, por gjithashtu klub dhe një qytet të një niveli të ri”, është shprehur tekniku aktual i Manchester United./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.04.2022 08:42