Real Madridi ka futur Carvajal dhe Lucas Vasquez në listën e “largimeve”  në verë

Duke pritur për përforcime të rëndësishme, Real Madrid po përgatit edhe disa largime. Krahu i djathtë ka hasur vështirësi gjatë këtij sezonin, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Me Carvajal dhe Vasquez që nuk kanë mundur të jenë konstant në mbrojtje dhe po ashtu me Asensio, Rodrygo, Bale e Hazard në sulm.

Klubi rinovoi me Lucas Vasquez në limit në verën e kaluar, pasi synojnë që nga shitja e tij të marrin disa para. Nga ana tjetër Carvajal edhe pse ka besimin e Ancelottit, dëmtimet e shumta kanë bërë që ai të mos jetë i qëndrueshëm.

Largimi i këtyre dy lojtarëve, do t’i hapte rrugën një mbrojtësi të djathtë që do të ishte titullar, pse jo edhe një tjetri për ta dubluar pozicionin. /albeu.com


Shtuar 21.02.2022 16:52