Policia tha që u hodhën nga shkëmbi, si ndodhi ngjarja e rëndë në Himarë, dy të miturit morën goditje nga përplasja e dy jet ski-ve

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Himarë, ku dy adoleshentë u plagosën dhe njëri prej tyre u nis me helikopter drejt Tiranës në gjendje më të rëndë.

Mësohet se dy të miturit kanë pësuar plagë të rënda nga përplasja e dy jet skive.

Policia ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje.

Ndërkohë, policia than ë njoftimin zyrtar se dy të miturit pësuan dëmtime pasi u hodhën nga një shkëmb në det.

“Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.
Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.
Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P., sipas policisë.

 


Shtuar 15.08.2023 19:20