Rivarrosen edhe 5 kufoma te masakres se Izbices
Albeu.com
Me një ceremoni modeste, në të cilën kanë marrë pjesë shumë qytetarë të kësaj ane dhe udhëheqja komunale e Skenderajt, është bërë rivarrimi i pesë viktimave të masakres se Izbicës. Sipas Komisionit komunal për Persona të Pagjetur në Skenderaj, në Zyrën për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, janë identifikuar mbetjet mortore të 5 kufomave të civilëve të vrarë të masakres më të madhe në komunën e Skenderajt, në të cilën më 28 mars 1999, ishin rreshtuar për pushkatim 146 persona kryesisht të moshuar.

Në varrezat e Iznbicës të mërkurën, janë rivarrosur Ilaz (Shaban) Dervishi e Rrustem (Bajram) Dragaj nga Leqina, Muhamet (Kadri) Emra nga Izbica, Sheqir (Riza) Dobra nga Kryesheci dhe Isuf (Zeqir) Shala nga Buroja e Skenderajt. Mbi varret e posambuluara kurora lulesh kanë vu familjarët, farefisi dhe udhëheqja komunale.

Komuna e Skenderajt pas lufte ka dalë me mbi 520 të pagjetur kurse aktualisht si të pagjetur evidencohen edhe 138 persona, kryesisht viktima të maskrave të Izbicës dhe Rezallës, ku pas ekzekutimit masiv, forcat serbe i kishin zhvarrosur kufomat dhe i kishin dërguar në drejtim të panjohur për të humbur gjurmet e krimit. Kufomat e identifikuara deri tash janë gjetur në varrezat masive në rrethinë të Mitrovicës si dhe në disa lokalitete në Serbi.
Shtuar më 19/05/2010, ora 14:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori