Rivalitet mes bandave të drogës, policia zbardh ekzekutimin e shqiptarit në Greqi
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Autoritetet greke kanë zbuluar detaje nga vrasja e një shqiptari tre vite më parë, ku urdhërues ka qënë po një shqiptar. Në sajë të një hetimi 3-vjeçar të autoriteteve greke, ndonëse nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh në vendngjarje, një 32-vjeçar mbetet i dyshuari kryesor.

Sipas autoriteteve greke, dyshohet se urdhërues i vrasjes së 29-vjeçarit shqiptar, në nëntor 2013 në Athinë, është një 32-vjeçar po nga Shqipëria.

Ekzekutimi u krye nga dy persona ende të panjohur, por që ishin urdhëruar nga 32-vjeçari. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burgun e Koridhalos, pasi u arrestua korrikun e kaluar si pjesë e një bande që shpërndante drogë në zonën Exarchia në Athinë.

Të njëjtat burime shtojnë se vrasja mendohet të ketë ndodhur për shkak të rivalitetit mes dy bandave të drogës, që vepronin në zonën Exarchia.

Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij. Vitin e kaluar, 32-vjeçari u prangos pasi ishte “truri” i një bande droge në Athinë. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2016, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.