Rita Ora dhe Inva Mula do të performojnë në Vatikan në koncertin për “Nënë Terezën”
Shumë artistë të njohur botëror do të marrin pjesë në koncertin e Nënë Terezës, i cili do të mbahet më 3 shtator në Vatikan.

Në shpalosjen e programit të koncertit, producentja e koncertit Diana Toska ka treguar se në mesin e solistëve të njohur ndërkombëtarisht, do të përformojnë edhe dy artiste shqiptare, Rita Ora dhe Inva Mula si dhe emra të tjerë të njohur.

Gjithashtu në këtë koncert do të marrë pjesë edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana, i cili do të recitoj poezinë e "Nënë Terezës". /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2016, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori