Klopp: Ndeshje e përsosur, përveç faktit se desh humbëm

Jurgen Klopp pranon se Liverpooli u ‘rrëmbye’ nga loja e tyre gjatë fitores 3-2 në Anfield, por ka lavdëruar edhe paraqitjen e Milanit.

Reds filluan mirë në Anfield, duke kaluar në epërsi përmes një devijimi të goditjes së Trent Alexander Arnold dhe duke parë penalltinë e pritur të Mohamed Salah nga Mike Maignan.

Pavarësisht se dominuan për gjysmë ore, ata shkuan në pushim me disavantazh 2-1, pasi Milani shënoi dy gola me Ante Rebic dhe Brahim Diaz.

“Ishte një ndeshje thuajse e përsosur, përveç faktit se për pak desh humbëm. Repartet tona humbën lidhjet dhe pësuam dy gola. Fatmirësisht patëm rastin që të rimerrnim në dorë ndeshjen duke shënuar edhe ne dy gola shumë të bukur”, – shpjegoi në konferencë për shtyp trajneri gjerman.

Nervozizëm për 95 minuta, por edhe një shpërthim gëzimi në vërshëllimën e polakut Marciniac. Tekniku i Liverpoolit shpjegoi emocionet e tij duke thënë se:

“Nuk isha e nuk jam i mërzitur. Me thënë të drejtën e prisja që mund të ndodhte kështu, sidomos duke marrë për bazë ato që ndodhën në dhjetë minutat pararendëse të golave të Milanit. U mundova t’i përçoja mesazhet e mia djemve në fushë, por e pata të vështirë sepse tifozët në tribunë po dhuronin spektakël.

Në mesfushë duhet të jesh gjithmonë i organizuar dhe ne nuk ishim, ndaj edhe u ndëshkuan. Mezi prita pushimin e ndeshjes për të sistemuar disa nga problematikat tona”. Një tjetër diskutim në konferencën e Kloppit kishte të bënte me zgjedhjet e formacionit fillestar.”


Shtuar 16.09.2021 13:33