Deputeti i Partisë
Demokratike, Arben
Ristani sqaroi sot incidentin e ndodhur dje në tryezën e Dialogut të
Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Në një deklaratë për mediat,
Ristani tha se kryeministri Edi
Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të
nivelit shumë të ulët.
"Teksa unë flisja, Edi
Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër. Etika nuk na lejon që të riprodhoj këtu shpërthimin banal të Edi Ramës", u shpreh
Ristani.
Sipas tij, me qëndrimin e djeshëm, Edi
Rama thjesht tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën, pasi në të vërtetë, vlerësimi i tij për Partinë
Demokratike është krejt tjetër, është ai që shprehu nëpër dhëmbë dhe pas shpine.
“Qëndrimi i tij është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e cdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë
Demokratike.
Edi
Rama i vërtetë është ai që nuk keni parë dje në kamera. Ai i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush”, vuri në dukje deputeti demokrat. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014,
ora 13:04