Ristani: Shefi i anti-drogës në Lezhë akuzohet për falsifikim të zgjedhjeve
Pëlqej
Me anë të një deklarate për mediat, deputeti demokrat Arben Ristani ka hedhur akuza kundrejt Qeverisë Rama, se në krye të anti-drogës ka vendosur komisionerin që akuzohet për falsifikimin e rezultatit të 23 qershorit.

“Dy zhvillime ka sot me rendin në vend. Pasiguri, shpërthime të njëpasnjëshme të tritolit dhe vrasje thuajse çdo ditë. Paralelisht, kemi rritje të paligjshmërisë dhe inkriminim të Policisë së Shtetit.

Gjergj Doda është nën procedim penal dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatitzgjedhjeve”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme, teksa është pasqyruar tek të gjitha mediat. “Por me Edi Ramën, komisioneri i partisë, që akuzohet për manipulim të zgjedhjeve që sollën oligarkinë në pushtet, jo vetëm duhet shpërblyer, por duhet mbrojtur edhe nga drejtësia.

Ndaj, partia e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë. Emërimi është bërë në kohën që Doda ishte në procedim penal. Nëse falsifikimi, manipulimi i rezultatitzgjedhjeve është për Edi Ramën, një dekoratë që ua njeh komisionerëve të tij në Policinë e Shtetit, ne kemi sot një pyetje për kryeministrin.

A ka caktuar ai komisioner në Lezhë një person të përjashtuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka dekonspiruar një aksion të policisë, që si pasojë solli vrasjen e një oficeri? Dhe më pas, a e shpërbleu ai këtë komisioner, që akuzohet për falsifikim dhe manipulim të zgjedhjeve në favor të tij, si shef të anti-drogës në Lezhë?”, deklaroi Ristani. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori