Ristani ironizon Peçin: Edhe Balili kërcënoi për padi shpifje...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ditën e sotme në një deklaratë për shtyp ka akuzuar drejtëpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama dhe Policinë e Shtetit për mosarrestimin nga policia të të shumëkërkuarit Kelmend Balili.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Balili fshihet në Tepelenë dhe ndihmohet nga kryebashkiaku Peçi.

Pas kësaj deklarate reagoi menjëherë kryetari i bashkisë Tepelenë ku mohoi në mënyrë kategorike akuzat dhe paralajmëroi Ristanin se do të ngrinte padi për shpifje.

Pas fjalës së Peçit, Riastani iu kundërpërgjigj dukei kujtuar se dhe Balili më 11 Maj 2016 deklaroi se do t’i drejtohej gjykatës për shpifje.

Statusi i Arben Ristanit:

Si pushtetaret sot, edhe Klement Balili me 11 Maj 2016, deklaroi se do ti drejtohej gjykatës për shpifje. Sot Klement Balilin e quajne trafikant edhe Rama edhe Meta. Do i padisi edhe keta per shpifje?

Ne na duhen shtetare te pergjegjshem dhe jo te tille qe jane nje me krimin.

Njerzit shohin, degjojne? e kuptojne. Ka prej tyre qe reagojne, ka edhe qe kane frike, por gjithsesi ai qe ka fjetur me qente eshte gdhire me pleshta dhe sigurisht qe e shohin kur kruhet”,-shkroi Ristani./albeu.com/

Shtuar më 29/01/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori