Ristani dhe Halimi: Reforma do të prekë narko-qeverinë
Deputeti demokrat Arben Ristani i është sulur drejtëpërdrejtë kryeministrit Rama, teksa të dy palët i hidhnin njëri-tjetrit përgjegjësinë mbi kriminalitetin në vend.

Ristani është çuar për të marrë fjalën, për t'ia kthyer më të njëjtën monedhë. Ai listoi një sërë çështjesh me në krye drogën, se kush e vrau Artan Santon, etj.

Reforma do të japë përgjigje të kujt janë ato 10 tonë drogë, se kush e vrau Artan Santon, se kush ka bërë atë kasaphanë në Durrës”, deklaroi Ristani.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Halimi, i cili e cilësoi një “alibi” fjalimin e kryeministrit, që foli për Reformën në Drejtësi dhe jo për “mbetjet”.

“Alibia është bërë zakon i këtij zotërie që kur u bë kryeministër. Përse nuk i informoi qytetarët? Kaloi tek Reforma në Drejtësi. Natyrisht që ne do të flasim për këtë, por ligjin e mbetjeve e harroi ai”, u shpreh Halimi. /albeu.com/





Shtuar më 06/10/2016, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori