Ristani: Basha është kryetar, Berisha ndikon në vendimmarrje
Shtyrja e hyrjes në fuqi e ligjit të nëpunësit civil, për deputetin demokrat Arben Ristani i jep përfundimisht shkelmin konsensusit politik në vend.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, anëtari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve vlerëson se ajo që duhet të bëjë qeveria e re tani është miratimi sa më shpejt i akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji të miratuar me shumicë të cilësuar në Kuvend.

“Askush nuk ka të drejtë në një shtet ligjor të vërë në dyshim zbatushmërinë e ligjit, qoftë dyshuesi edhe kryeministër. Duke iu përgjigjur pyetjes suaj mbi imagjinatën, do të thosha se, në rast se pazbatushmërinë e ligjit e lidhin me daljen e akteve nënligjore, atëherë vetë ligji parashikon se aktet nënligjore në bazë dhe për zbatim të këtij ligji dalin brenda një periudhe tremujore nga data e hyrjes në fuqi të ligjit”, thotë Ristani.

Ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve flet edhe për drejtimin e Partisë Demokratike dhe rolin që duhet të ketë Sali Berisha. Sipas tij, ish-kryetari i kësaj partie ndikon në vendimmarrjen e Grupit Parlamentar dhe forumeve të demokratëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori