CEZ Shpërndarje ka njoftuar ngritjen e grupeve
emergjente për
riparimin e
defekteve të cilat ka lënë pa drita
disa zona të veriut që janë përfshirë nga moti i keq. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie po punohet në
disa zona për
riparimin e
defekteve.
“Kemi bazë materiale për ruparimin e avarive. Kemi ngritur shtabe
emergjente në 4 prefektuar të vendit. Më urgjente situata është paraqitur ne Grykë Valbonë ku 30 familjeve u mungon energjia elektrike dhe në Vermosh ku janë dëmtuar rëndë linjat që furnizojnë një pjesë të madhe të zonës”. Gjatë këtyre ditëve të ftohta konsumi i energjisë është rritur shumë. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012,
ora 11:10