Rinis votimi në njësinë numër 10
Në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë, ka rinisur procesi i votimit pas më shumë se 2 orë ndërprerje. Në ambientet e shkollës "Konstandin Kristoforidhi", u lejuan të votojnë pas vendimit të KZAZ-së, rreth 70-80 votues, që ishin vendosur në koridoret e qendrës së votimit.

Në këtë qendër votimi ndodhej edhe Deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku, ka shkuar në këtë qendër votimi dhe e ka cilësuar si të paligjshëm rinisjen e procesit, si një tentativë për manipulimin e zgjedhjeve në njësinë bashkiake numër 10.

“Sipas Kodi Zgjedhor në orën 7 mbyllen dyert dhe kush është brenda duhet të votojë, pas orës 7 të mbrëmjes nuk ka të drejtë asnjë njeri të hyjë. Policia nuk ka bllokuar dyert në orën 7 të mbrëmjes. Po kërkojnë të marrin cdo cikërrimë vote me anë të manipulimit”, tha deputetja Shamku. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2011, ora 23:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori