Rinis protesta e PS-se ne Tirane
Albeu.com
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ka rinisur para pak minutash protesta e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputeti i PS, Fatmir Toci, gjatë fjalës së tij ka akuzuar qeverinë Berisha se ...... po grabit xhepat dhe pronat e familjeve shqiptare dhe ka theksuar se protesta nuk do të ndalet, njofton Top Channel.

“Po grabiten tokat dhe pronat. Ndaj sot, 4 ditë pas fillimit të protestës së pandalshme, nuk kemi një protestë vetëm në Tiranë, por kemi një popull të tërë të revoltuar. Edhe emigrantët tanë kanë ardhur për të na mbështetur në këtë protestë dhe këtë grevë. Ne i falenderojmë vëllezërit tanë grevistë dhe dëshira e tyre për të qenë brenda cadrave ngre moralin tonë”, ka pohuar Toci.

Më tej deputeti socialist i është drejtuar kryeministrit Berisha, duke u shprehur se qeveria e dalë nga votat e vjedhura të Ruzhdies nuk do ta pengojë apelin e opozitës.

“Na mungon vetëm një njeri, një palo burrë, kryeministri i Ruzhdies. Dritat e zyrës së tij janë të fikura, xhamat e dritares të blinduara, por asgjë nuk e pengon apelin tonë, zgjidh situatën ose ik”, ka shtuar Toci.
Shtuar më 04/05/2010, ora 01:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori