Rinis operacioni i kërkimit në det për dy peshkatarët e zhdukur
Mëngjesin e sotëm ka nisur operacioni në kërkimin në det për dy peshkatarët e zhdukur në Durrës. Për shkak të dallgëve të larta, kërkimet për ta u ndërprenë pasditen e djeshme, për të rinisur sërish sot.

Dy anije kanë rinisur kërkimet në detin e Durrësit, për të gjetur shtetasit Betim Maqinaj 30 vjeç dhe Avni Shahini 43 vjeç. Dy peshkatarët kishin dalë në det për peshkim rreth orës 16:00 të së dielës në zonën e Gjirit të Lalzit, por që nga ai moment kanë humbur çdo gjurmë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori