Rinas, kapet kosovari i dënuar për organizatë kriminale
Aeroporti i Rinasit
Një shtetas nga Prishtina, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arrestua nga policia shqiptare në Aeroportin e Rinasit. Policia e shtetit njoftoi se në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti Rinas, u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Erjon REXHA, vjeç 32, lindur në Prishtinë.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Erjon Rexha është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin Nr. 6540/2006, datë 17.10.2006, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “trafikimi i narkotikëve (kanabis)” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas është kapur në momentin e hyrjes në Shqipëri, pasi kishte udhëtuar nga Londra. Gjatë verifikimit në sistemin e Interpolit, nga shërbimet e policisë, ka rezultuar që ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj shtetasit Erjon Rexha është marrë masa e arrestit ndërkohë që do të zhvillohen më tej procedurat e nevojshme të ekstradimit.
Shtuar më 19/01/2011, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori