Rinas, arrestohet amerikani ishte në kërkim për pedofili
Policia shqiptare ka ndaluar në aeroportin "Nënë Tereza", një shtetas amerikanë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është luke Adrian Cooke, 34 vjeç banues në SHBA, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Ngacmim seksual dhe përdhunim të fëmijëve".

Ai është dërguar në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, ndërsa pasaporta e tij u dorëzua në Ambasadën amerikane, pasi dyshohet se rezulton e humbur. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori