Rikthimi i Nanos në politikë, Servet Pëllumbi: Në momentin e duhur
Ish- kreu i Kuvendit dhe një prej themeluesve të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi ka reaguar për takimin e Ramës me ish- kryeministrin Fatos Nano.

Sipas Servet Pëllumbit, mesazhi i Fatos Nanos për 26-vjetorin e PS ishte në momentin e duhur.

“Kur historia vihet para realitetit, ka impuls të ri. Mesazhi i Fatos Nanos, ishte në momentin e duhur dhe në interes të anëtarit të PS dhe elektoratit.

Ka faktorë që e bëjnë të pashmangshme përplasjen dhe përçarjen, por ndonjëherë përçarja ndikon pozitivisht. Si në këtë rast të tanishëm”- tha Pëllumbi në një prononcim për mediat. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2017, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori