Rikthime të mëdha pas divorcit, Sonila Meço paralajmëron lëvizje të mëdha
Pëlqej
Prej disa ditësh, në media është aluduar një afrim i mundshëm të LSI-së me PS pas "divorcit" më 25 qershor.

Kjo për shkak se LSI iu bashkua PS në Kuvend për ligjin e policisë ndërsa pas saj, Kryemadhi i kërkoi Ramës bashkëpunim.

Rreth kësaj çështje ka shkruar edhe gazetarja e njohur Sonila Meço e cila shkruan se pas "divorcit" priten rikthimemëdha në politikë.

Postimi i Sonila Meços në Facebook:

Ç'është ky thashethem për rikthime pas divorcesh?

Si duket "beqaria" qenka e mërzitshme, s’ke me kë të grricesh, ke frikë ‘të hash’ vetëm...

Të jesh "i vetëm" do të thotë të presësh të marrësh atë që meriton, të tremb kjo gjë? Mos harro, dasma ka më shumë kosto se divorci!😉

P.S Statusi është frymëzuar nga aktualiteti i thashethemnajës politike /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2018, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori