Rikthehet moti i keq! Ky është parashikimi për ditën e sotme
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar gjatë pasdites me shira të dobët në zona të izoluara në Verilindje.

Por mbrëmja dhe orët e natës, sjellin kryesisht kthjellime në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 7 në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë. /albeu.com/


Shtuar më 11/04/2018, ora 08:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori