Tashmë vëmendja e Partisë Demokratike është përqëndruar te dorëheqja e
Ministrit të Brendshëm, Fatmir
Xhafaj pas pretendimeve nga kjo parti se vëllai i
ministrit në fjalë ka lidhje me trafikun e drogës.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar urgjentisht
dorëheqjen e
ministrit por këto nuk do të ngelin vetëm fjalë. Opozita është e vendosur që të bllokojë institucionet deri në
dorëheqjen e Xhafajt përfshirë punimet e Kuvendit që do të mbahen të enjten, e që me shumë gjasa mund të rikthehet përsëri mielli por që këtë herë Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi atë ditë mbahet Samiti i Sofjes.
Gjithashtu do të vazhdojë bllokimi i Komisioneve Parlamentare dhe nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së protestave.
Nga ana tjetër është raportuar se
Xhafaj do të dorëhiqet por ende s'ka një konfirmim zyrtar. Mbetet të shihet edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili sot ndodhet për vizitë në Francë.
Shtuar më 15/05/2018,
ora 12:45