Rikthehet lulishtja pas monumentit të Skënderbeut, ja si duket ajo sot
Pëlqej
Shumë shpejt, të gjithë nostalgjikët e lulishtes pas monumentit të Skënderbeut do të mund të rikthehen sërish për të pushuar disa momente apo për të ruajtur një kujtim në celuloidin e aparatit fotografik.

Punimet e Bashkisë së Tiranës për fazën e dytë të punimeve për rikualifikimin urban të Sheshit “Skënderbej”, po ecin me ritme të shpejta duke rikthyer në identitet lulishten pas monumentit, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse.

Madje, sipërfaqja e planifikuar në projekt do të jetë disa herë më e madhe se ajo më e mëparshme duke krijuar një oaz qetësie në zemër të Tiranës.

Punimet nëntokësore tashmë kanë përfunduar, ndërkohë që punëtorët janë duke bërë dhe rrugicat mes gjelbërimit si dhe konturet e ndryshme të cilat do të mbushen me lule shumëngjyrëshe.

Bashkë me sheshin “Skënderbej”, Tirana bëhet një nga kryeqytetet më unik në Ballkan me një sipërfaqe tepër të konsiderueshme në qendër të tij e dedikuar tërësisht për qytetarët. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori